Real Madrid u eliminua në mënyrë të turpshme në gjysmëfinale të Champions League. Los Blancos barazuan 1-1 në Spanjë, ndërsa në Angli u mundën 4-0 nga Manchester City. Lojtari i skuadrës së Ancelottit, Toni Kroos analizoi ndeshjen.
“Ne filluam keq, si në ndeshjen e parë, por këtë herë nuk patëm shumë shanse. Në 20-25 minutat e para ata ishin shumë më mirë se ne dhe shënuan 2 herë.
Fitorja u bë më e vështirë. Ne u përmirësuam në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi. Duhet të jemi të sinqertë, nuk e merituam fitoren, nuk bëmë mirë, por sigurisht që nuk patëm një sezon të keq në Champions”, – tha ai.
(BalkanWeb)
