Analisti Ermal Hasimja ka vënë në dyshim nëse tensioni i kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme është rezultat i presionit nga brenda partisë apo i ndërkombëtarëve.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Hasimja thekson se ndërprerja e konferencës, e paprecedentë në stilin e zakonshëm të kryeministrit, tregon se Rama ndodhet në një situatë të vështirë, duke pasur parasysh se nga opozita ai është pozicionuar si bllokues i procesit të integrimit, kartë që e ka përdorur gjatë zgjedhjeve të fundit.
Ermal Hasimja: Është plakur sa për 10 vite. Ai nuk është politikan fillestar, e di shumë mirë që të hysh në debate të tilla, por të ndërpresësh konferencën. Më parë reagonte me humor dhe ironi por ndërprerja nuk kishte ndodhur më parë. Ka trysni të jashtëzakonshme nga opinioni ndërkombëtar.
Përveç kësaj kam përshtypjen se mund të jetë shqetësuar edhe nga ndonjë lloj desidence e brendshme. Të gjitha këto bëjnë që të jetë në një situatë të vështirë.
Thotë e mbështesim drejtësinë por nga ana tjetër po e bllokon atë edhe me nisma ligjore.
Rama ka kuptuar që tani duhet të pozicionohet, i është imponuar pozicioni si bllokues i integrimit që e ka pasur kartë në zgjedhjet e fundit. Dhe është e vetmja kartë që i ka mbetur.
