Presidenti francez, Emmanuel Macron foli sot në telefon me homologun e tij iranian, Massoud Pezeshkian duke i kërkuar atij të “shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga diskutimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën për një ulje të qëndrueshme të tensioneve”.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe Irani kanë filluar bisedimet trepalëshe, Emmanuel Macron i theksoi bashkëbiseduesit të tij “nevojën që Irani të rivendosë lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur, për të cilën Franca është e gatshme të kontribuojë”.
Ai gjithashtu “theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit, përfshirë në Liban”.
