TIRANË- Po mbahet këtë të hënë mbledhja në Komisionin për Çështjet ligjore dhe administratën publike, ku po shqyrtohet projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në fjalën e tij Saimir Korreshi tha se “jemi për masa të forta, por jo të kalojnë në diskriminuese”. Gjithashtu ai nënvizoi se pjesa financiare është e paqartë në projektligj.

Ndërsa lidhur me këtë Taulant Balla tha se ky projektligj nuk ka kosto shtesë.

Nga ana e tij Ndoja u shpreh se PD është për një projektligj të fortë kundër diskriminimit.

“Te raporti që sugjeroj, do ishte me vend që të kishim një praktikë të gjykatës europiane , ta përfshinim sepse do na krijonte probleme në praktikë. Kam përshtypjen se do inkurajomë njerëz që ndonjëherë grinden edhe me vetën. E kam në kuadrin e disa institucioneve. Në parim jemi të gjithë dakord që ky ligj meriton vëmendje të veçantë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: