Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës. Kampionia olimpike është kualifikuar në finale të Evropianit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi në gjysmëfinale ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida, e cila u diskualifikua pas tre penalizimeve. Në finale, Distria do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard.

Me pak fjale, Krasniqi ka siguruar medaljen e argjendtë, në finale do të lujë për medaljen e arit. Kurse, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova do të ndeshet me gjermanen, Seija Ballhaus për medaljen e bronztë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb