Në ditën e 10-të të revoltës, pedagogë dhe studentë kanë dalë masivisht para Parlamentit. Ata thërrasin “dorëheqje”, “Rama në burg, Berisha në burg” apo dhe “poshtë diktatura”. Pedagogët dhe studentët kanë bojkotuar auditoret prej 3 ditësh dhe kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së tyre.

Parlamenti mbylli punimet me urgjencë, pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të PD dhe PS, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë tek hyrjet e Kuvendit.

Sot është dita e 10-të e protestave masive dhe studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë përshkallëzimin e revoltës deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku kushti kryesor mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb