Protestat kundër kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 54-t radhazi, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen duke shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën ekonomike, qeverisjen dhe akuzat për korrupsion.

Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve tha se është detyruar të punojë edhe në ditën kur do të donte të pushonte, pasi të ardhurat nuk i mjaftojnë për të përballuar jetesën.

“Unë sot duhet të jem në shtëpi, por punoj sepse nuk më del për të ngrënë. Për një mandat 4-vjeçar ndërtohen dy vila luksoze… Nuk është problemi vetëm te spitalet. Kjo nuk është qeveri. Ai paguan 4.2 milionë euro, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë në shtëpi për të ngrënë. Ky është një shtet kriminelësh”, u shpreh protestuesi.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive për qeverisjen e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb