Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, në ditën e Europës, vjen me një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë.
Në reagimin e tij, të publikuar në faqen e KE-së, Costa thekson se Shqipëria ka bërë përparime për përmbushjen e kushteve për integrimin në BE.
“Ju drejtohem si anëtarë të ardhshëm të BE. Në ditën e Europës, ne festojmë projektin europian. Kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen, ata vendosen të ndërtojnë të ardhmen dhe lirinë mbi hirin e Luftës së Dytë botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është europiane. Po bëhet punë e madhe për ta bërë realitet BE. Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në negociata, gjatë vitit të kaluar. Inkurajojmë që të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen europiane. Rroftë Europa!”, tha ai.
