ANGLI-I menduar dhe pak nervoz, i kapur për dore me babain William. Kështu e ka përballuar princi George i Anglisë, ditën e patë të shkollës në Thomas’s Batersea në jug perëndim të Londrës.
Ai ka veshur uniformën e institutit ndërsa princi William i mban çantën, por mungon mami Kate Middleton, e cila ka mbetur në shtëpi.
Në 4 shtator Kesington Palace njoftoi për shtatzëninë e dukeshës dhe disa media raportojnë se Middleton nuk ndjehet mirë, ndoshta për këtë arsye Kate nuk ka mundur të vijë në ditën e parë të shkollës së George.
(da.xha/BalkanWeb)
