Koha nuk është në favor por është e mjaftueshme për të tronditur edhe një herë tregun e transferimeve. C.Ronaldo mbetet në kërkim të një ekipi të ri, ky është një fakt, por fakt është gjithashtu se CR7 nuk është në pozita shumë komode për të negociuar.

Në tavolinë mbeten dy opsione, Man.City dhe PSG. Në fushë për të mbyllur këtë diskutim ka zbritur dhe super agjenti i tij, Jorge Mendez i cili që nga dita e mërkurë ndodhet në Torino. Zyrtarisht Ronaldo nuk është shprehur ende por është e qartë që dëshira e tij është për tu larguar, por ku mund të transferohet?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Man.City mbetet opsioni kryesor për vetë faktin se Harry Kane vendosi të mos largohet nga Tottenham, në këto kushte Pep Guardiola është i detyruar të kërkoj një tjetër sulmues. Mendez dhe Man.City kanë nisur të negociojnë prej kohësh, “qytetarët” janë të gatshëm ti ofrojnë një kontratë dy vjeçare dhe një pagë sezonale prej 14-15 milion euro neto në sezon.

Shifrat janë të pranueshme por tek Man.City e kërkojnë gratis, nuk kanë ndërmend të paguajnë për kartonin e tij dhe ky është problemi i vetëm. Juventus nuk mund ta lëshoj falas, kërkon 28,8 milion euro për kartonin e tij, ose të përfshihet Gabriel Jesus në tratativa, por për këtë të fundit kanë marrë një “Jo” të prerë nga Pep Guardiola. Mendez duhet të zgjidhi këtë problem por për momentin nuk është parashikuar asnjë takim me drejtuesit e Juves.

Mbappe Ronaldo
Mbappe Ronaldo

Një opsion mbetet edhe PSG por në këtë rast, Ronaldo mbetet peng i Kylian Mbappe, mund të transferohet në Francë vetëm nëse Mbappe largohet nga Real Madrid, por as në këtë rast nuk është e sigurt. Kjo e enjte shihet si dita e duhur për t’i dhënë fund këtij diskutimi, asnjë nga palët nuk dëshiron ta shtyjë më gjatë, pasi edhe Juventus kërkon një përgjigje përfundimtare, nuk mund të pres pafund se çfarë do të vendosë Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb