Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është organizuar mesditën e sotme në Berat një aktivitet letrar përkujtimor, kushtuar figurës së saj të shenjtë.
Klubi Letraro-Artistik “Në Gjurmët e Dodonës”, në bashkëpunim me Bashkinë Berat,kanē qënë organizatorët e këtij eventi.
Aktiviteti me titull “Paqja fillon me një buzëqeshje”, që përkonte me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës ka pasur si qëllin për të nderuar jetën, veprën dhe mesazhin e saj të përjetshëm përmes fjalës së bukur dhe krijimit artistik.
Në aktivitet kanë qënë të pranishëm Ambasadori i Republikës së Indisë në Shqipëri Ravindra Prasad Jaiswal, Ambasadori i Kosovës Skender Dyrnishi,drejtues të pushtetit vendor, shkrimtarë dhe poet.
Të pranishmit,kanë vlerësuar në fjalët e tyre figurën e njenjtë të Nënë Terezës,nënës së botës,që i dha gjithë rruzullit një mesazh të fuqishëm mbi vlerën e dashurisë,mëshirës dhe solidaritetit.
(BalkanWeb)
