ELBASAN

Si rrallë herë më parë institucionet e qarkut të Elbasanit janë bërë bashkë për të mbështetur nismën e iniciuar nga qeveria Shqiptare “Mbill pemën tënde “. 27 Janari përkon edhe me ditën e krijimit për herë të parë në Shqipëri të Shërbimit Pyjor.

Thirrjes së Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan për “Aksionin e mbjelljes së pemëve”i janë përgjigjur jo vetëm institucionet por edhe shumica e qytetarëve të Elbasanit. Rreth 500 fidanë të rinj pishe janë mbjell gjatë paradites së shtunë në Kodër Krastë .

I pranshëm në këtë aksion ishte edhe Prefekti i Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja i cili u shpreh se: ” Me rastin e 96 vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar jemi mbledhur në kodrat e Krastës të qytetit të Elbasanit pasi kjo zonë këtu para dy vitesh u prek nga një zjarr masiv. Ishte një fatkeqsi për kohën dhe sot kemi ardhur për rehabilitimin e saj.Jemi një grup shumë i madh. Qytetarë që e duan shumë natyrën në bashkëpunim me institucionin e Prefektit ,Bashkinë Elbasan ,Inspektoriatin Mjedisor ndodhen këtu për të rehabilituar këtë zonë. Ne sot po mbjellim mbi 500 fidanë dhe kjo është një risi që vjen për Kodrën e Krastës e cila është edhe “mushkëria” kryesore e qytetit të Elbasanit.Është një zonë të cilën qytetarët e Elbasanit e duan shumë dhe kanë pasur gjithmonë një ndjesi të veçantë për të. Në të ardhmen do të kemi sërisht një rehabilitim edhe të zonave poshtë në bashkëpunim edhe me bizneset të cilat zhvillojnë aktivitete minerare për rehabilitimin e zonave të caktuara në afërsi të qytetit të Elbasanit për të shtuar sa më shumë pemë dhe për të zgjeruar sa më shumë mushkërinë e këtij qyteti”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq, Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve për Qarkun e Elbasanit Enver Shkurti tha se: “27 Janari i vitit 1923 njihet si dita e shërbimit Pyjor Shqiptar sepse më 27 Janar të ’23-it doli akti i parë i shërbimit pyjor për mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore .Sot ne jemi në Krastë të Elbasanit për të vazhduar projektin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra rreth qyteteve nën moton e ndërmarrë nga qeveria shqiptare “Mbill pemën tënde”. Faleminderit qytetarëve dhe institucioneve që iu përgjigjen thirrjes sonë”. Pjasmarrës në këtë aksion, drejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik Elbasan Xhevahir Budani se të gjithë u mblidhën në Kodër Krastë për t’iu bashkangjitur nismës së Drejtorisë së Mjedisit për të pyllzuar këtë pjesë të Krastës me qëllimin e vëtëm që Drejtoria e Shëndetit Publik përpiqet çdo ditë për shëndetin e popullatës.  Sipas Drejtorit të Zonave të Mrojtura Xhek Nezha ,Shërbimi Pyjor do të vijojë të japi kontributin e tij në shtimin e gjëlbërimit.

“Sot është 27 Janari është dita e krijimit të shërbimit Pyjor Shqiptar dhe sot ne po japim një ndihmë që të shtojmë gjelbërimin. Këtu sot janë të gjitha institucionet e qarkut të Elbasanit të bashkuar për të shtuar “oksigjenin “në qarkun tonë”-tha Nezha.

Gjithashtu të pranishëm në këtë aksion ishin edhe shumë institucione të cilët dhanë kontributin e tyre si Bashkia Elbasan, Prefektura Elbasan,Drejtoria Rajonale e Formimit Publik Elbasan,Instituti i Shëndetit Publik, ISHMPUT,AST Elbasani,Shoqata për një Shqipëri të Shëndetshme etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: