Ukrainasit po përballen me ditën e shtatë të agresionit rus.
Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve. Por kjo nuk ka ulur moralin e luftëtarëve dhe qytetarë ukrainas, teksa kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
Civilë të vrarë nga granatimet ruse në Zhytmoyr, bombardohet spitali i maternitetit
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se granatimet ruse të kryera gjatë mbrëmjes së kaluar, ia morën jetën dy civilëve në qytetin Zhytomyr, që gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.
Sulmet ajrore kishin për shënjestër një bazë ajrore në qytet, por shumica prej raketave goditën ndërtesat kolektive dhe shtëpitë.
Luftime të ashpra në Kharkiv, humbin jetën 21 persona dhe plagosen 112 të tjerë
Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës – pra në qytetin Kharkiv, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur luftime të ashpra.
Ky numër i viktimave është konfirmuar nga guvernatori i qytetit Oleh Synyehubov pak qaste më parë.
Sulmohen disa lagje të banuara të Kievit, shpërthime bombash edhe në Kharkiv
Ka raportime për zjarre në lagjet e banuara në Kiev dhe në Zhytomyr, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.
Shtëpitë e banimit në Zhytomyr ishin në flakë dhe banorët po shpëtoheshin pas një sulmi në një bazë ushtarake, sipas një shërbimi të urgjencës shtetërore të Ukrainës
