Sot është dita e Shën Valentinit, dita e të dashuruarve, por ndërsa shumë festojnë dhe kremtojnë ndjenjën sublime, ka edhe prej tyre që përjetojnë ndjesi jo të bukura.
Mjekja psikiatre Denisa Hoxha ka dhënë një këndvështrim se si truri e percepton festën e të dashuruarve.
Në një lidhje live në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, mjekja është shprehur se kjo ditë shpesh nxit konflikte mes çifteve duke qenë se realiteti është larg pritshmërive.
Në psikologji, dashuria ka forma të ndryshme, si ajo për veten, fëmijët, prindërit, dhe kushdo zgjedh ta festojë me atë që do më shumë.
Kjo festë rrit ankthin pasi të gjithë në këtë ditë kanë pritshmëri, ndërsa shumë zhgënjehen, pyesin vetën pse nuk merituan më shumë, dhe është periudha që për shumë çifte shihet si periudhë krize.
Gjinia femërore zhgënjehet më tepër. Marrëdhëniet që gjatë vitit janë në krizë, e shohin Shën Valentinin si ditë provimi, që do të zgjidhë çështjet”, u shpreh ajo.
