Me rastin e Ditës së Verës, po mbahet sot në Tiranë panairi i makinave “Retro”.

Në sheshin “Skënderbej” vijojnë festimet për Ditën e Verës me muzeun lëvizës të mjeteve historike të Koleksionit Retro dhe Punishten e Targave Suvenir.

Në këtë panair qytetarët mund të gjejnë festë, muzikë dhe plot supriza të bukura.

Dhjetëra mjete historike kanë zbritur në sheshin kryesor të qytetit, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë ambient të veçantë, nuk kishte si të mungonte Punishtja e Targave Suvenir, ku qytetarët kanë mundësinë të personalizojnë targën e tyre unike.

Gjithashtu në këtë ditë të gjithë nuk duhet të harrojnë të vendosin veroret, simbol i kësaj dite të veçantë, për të pritur ndryshe dallëndyshet këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb