Teksa sot është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë në shenjë proteste ka nisur një marshim.

Marshimi nisi nga Pallati i Kongreseve, ndërsa u stacionuan para Kryeministrisë, ndërkohë që njëzëri kjo kategori kërkon më shumë mbështetje. “Kërkojmë që ligji për taksën e pronës, personat e verbër të kenë drejtat e tyre, kërkojmë mos të diskriminohemi nga institucionet”, tha një prej protestuesve.

Pas fjalimit të tyre poshtë zyrës së kryeministrit Rama, protestuesit do të protestojnë edhe para Bashkisë së Tiranës.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb