Institucioni i Avokatit të Popullit iu është bashkuar reagimeve me rastin e Ditës Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut. Me anë të një postimi në Facebook, AP thotë se “Shqipëria ka bërë hapa të qenësishme, megjithatë ne duhet jo vetëm të evidentojmë arritjet, por të kemi guximin për t’u përballur me dështimet dhe të zotohemi e të marrim hapa korrektues menjëherë”.

Kjo ditë thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit duhet të jetë për këdo si një katalizator për ndryshimin, një moment ku angazhohemi kolektivisht për të.

Deklarata e Avokatit të Popullit

Sot, le të reflektojmë dhe të përballemi me realitetet brenda kuadrit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, ndërsa analizojmë rrugëtimin e Shqipërisë drejt drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit për të gjithë.

Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në rolin tim si Avokate e Popullit, nuk mund të mos theksoj domosdoshmërinë e një reflektimi gjithëpërfshirës mbi sfidat aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb