Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, pasditën e së dielës, Shoqata e të Përndjekurve Politik në Shqipëri, ish deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi, i deleguari i kësaj force për Qarkun Dibër, Enkelejt Alibej dhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë, Kreshnik Çollaku, Kryetari PD Mat, Arjan Lika si dhe familjarë të ish të përndjekurve politik, ndezën qirinj pranë burgut të Burrelit.
Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politik, Nebil Çika tha se arsyeja që u zgjodh ky vend për të zhvilluar homazhe është se në të jaën shënuar me dhjetra viktima në regjimin komunist dhe familjarët ende kërkojnë varret apo eshtrat e atyre që ishin të burgosur këtu.
Nga ana tjetër Çika tha se disa nga ata që pushkatuan dhe burgosën qytetar të ndershëm gjatë regjimit monist, sot janë në krye të instancave më të larta shtetërore.
I deleguari i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Enkelejd Alibeaj tha se e kaluara nuk duhet harruar dhe kurrsesi lejuar që të përsëritet.
Ish-deputetja, Dhurata Çupi dhe Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku thanë se Burgu i Burrelit ka një numër të madh të burgosurish politikë e të vrarëve nga regjimi i kaluar, të cilët më shumë se kushdo meritojnë respekt e përkujtim.
