Ditë historike për Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës do të veshë fanellën prestigjioze me numrin 10, duke trashëguar një simbol të mbajtur nga Maradona, Ronaldinho dhe Messi.

Njoftimi i bërë ka qenë me të vërtetë special, gjithçka  erdhi nëpërmjet një murali festiv në Rocafonda, qytetin e lindjes së fenomenit të ri të botë së futbollit.

Familja e tij dhe presidenti Joan Laporta ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni.

Yamal ka qenë fantastik në sezonin e kaluar, duke ndihmuar Barcelonën në arritjen e objektivave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb