Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka reaguar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo. Ai shkruan në rrjete sociale, se e dënon ashpër krimin e rëndë dhe apelon për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë për autorin e kësaj ngjarje makabre.
Ai nënvizon se 17 nëntori do të jetë ditë solidariteti me familjen e Mateos për Bashkinë që ai drejton, duke shtuar se në nder të fëmijës në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha institucionet .
Postimi i Armando Subashit:
Duke dënuar ashpër krimin e kryer ndaj Mateos 8- vjeçar dhe duke apeluar për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë të autorit të ngjarjes makabre, dita e sotme, 17 Nëntor 2021 do të jetë një ditë solidariteti me familjen e Mateos për Bashkinë e Fierit. Në të gjitha institucionet e Bashkisë Fier, në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.
(BalkanWeb)
