Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për ngjarjen që tronditi sot botën, ku u ekzekutua me armë zjarri ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Berisha shkruan në “Facebook” se kjo është një ngjarje tronditëse për kombin e madh japonez.

Reagimi i Berishës:

Nje dite tronditese per familjen Abe dhe kombin e madh japonez!
Te dashur miq,
Nje atentat, ne te cilin u vra duke mbajtur nje fjalim ish Kryeministri i Japonise me jetegjate ne detyre Shinzo Abe, ka tronditur thelle familjen Abe dhe kombin e madh japonez.
Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te shemtuar kriminal qe i mori jeten nje burreshtetasi dhe japonezi te madh, i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze per kete humbje tronditese per ta, vendin e tyre dhe miqte e Japonise ne mbare boten. #sb

Sssss
Sssss

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb