Në ditën e 39-të të revoltës që ka përfshirë kryeqytetin, aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim motivues përpara protestuesve të mbledhur, duke i përgëzuar ata për qëndresën dhe duke bërë një thirrje të fortë për tubimin e radhës.

Lika vlerësoi lart vendosmërinë e qytetarëve që mbushin sheshet prej më shumë se një muaji, duke e cilësuar lëvizjen si një leksion të pastër lirie.

“Për të 39 ditë i keni dhënë një shembull demokracie, lirie dhe dinjitetit kësaj shoqërie,” u shpreh ai ndër të tjera.

Më tej, aktivisti i bëri ftesë popullit që të bashkohet në numër edhe më të madh në protestën e ditës së nesërme, e cila mbart edhe një simbolikë të veçantë popullore.

“Le të jemi nesër në ditën e 40-të. Shumë miq më thonë të jemi nesër për të 40-ën t’i hamë hallvën kësaj qeverie,” përfundoi Lika fjalën e tij, duke ngjallur reagime dhe duartrokitje të shumta mes turmës që kërkon rrëzimin e kabinetit qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb