Ditmir Bushati caktohet i dërguar i posacëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara.

Ajo që bie në sy është fakti që në dallim me emërimet e tjera të cilët mbulojnë një fushë specifike, z.Bushati në cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë cështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përvallet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posacëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë. Mbetet për t’u parë nëse kjo ka ardhur si rezultat i situatës në të cilën ndodhet vendi yne me Kryeministrin në pozicionin edhe të ministrit të Jashtëm. Ditmir Bushati shërbente në detyrën e Ministrit të Jashtëm kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020 por vetëm 1 muaj më pas u shkarkua nga detyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: