Kanë kaluar 43 ditë që kur qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe përsëri kërkojnë me ngulm mosmiratimin e platformës së re administrative territoriale të propozuar nga PS, e cila do të kalojë për miratim në Kuvend pas disa ditësh.

Asnjë konsultim publik nuk ishte bërë në këtë kuadër me banorët e Divjakës dhe njësive administrative Tërbuf, Gradishtë, Grabjan e Remas, raporton gazetari Juljan Kasapi.

Protesta e 43 mbrëmjen e së premtes kaloi pa fjalime dhe vetëm me slloganet e njohur : “Divjaka bashki, Mazniku propozon, Divjaka kundërshton”, “Divjaka qytetarëve jo e pushtetarëve” etj.

Më pas protestuesit vijuan ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit me thirrje dhe duke kërkuar mbështetje, teksa thanë “nesër më shumë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: