Një 70-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte futur në det në plazhin e Divjakës.

Sipas informacionit zyrtar, mësohet se sot, rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi Vangjel Thomai 70 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb