Një lajm i papritur vjen nga Brazili, këtë herë nuk ka lidhje me futbollin e luajtur, apo me ekipin përfaqësues, por për të bërë lajm mendon Adriano, ish “bomberi” i seleçaos.

Së fundmi, më 9 nëntor, Adriano vendosi të martohet me Micaela Mesquita, por kjo martesë mund të shkoj në divorc pas vetëm 24 ditësh.

Sipas të përditshmes Extra në Rio De Janerio, shkak për këtë është bërë fitorja e Brazilit përballë Zvicrës. Adriano shkoi në lagjen e tij në favela për të ndjekur me disa miq këtë sfidë, por suksesi i Brazilit ka bërë që Adriano të kthehet në shtëpi pas dy ditësh.

Aaaaaa
Aaaaaa

Kur është rikthyer në shtëpi, Adriano është përballur me zemërimin e bashkëshortes së tij e cila nuk e ka pritur mirë këtë vonesë duke e përzënë nga shtëpia. Kaq ka bërë që mediat të flasin për një divorc në kohë rekord. Adriano është i lidhur me Mesquita që nga viti 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: