Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukës, në News24, ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima, i cili është ndalur tek divorci dhe pasojat që ai sjell në marrëdhëniet e të miturve me gjyshërit.

Ai ka sqaruar se në rast së çifti është në proces divorci apo është divorcuar tashmë, por njëri prej tyre nuk lejon që gjyshërit të takojnë nipërit ose mbesat, gjyshërit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës.

Avokati ka renditur edhe rastet kur gjyshërve u mohohet nga gjykata takimi, ku përfshihet edhe dhuna që mund të jetë ushtruar prej tyre ndaj të miturve.

“Duhet të kemi parasysh se divorci bëhet mes palëve dhe jo familjarëve. Kodi i Familjes e ka rregulluar këtë marrëdhënie, bëhet vetëm kur palët nuk bien dakord palët, nëna e babai dhe nuk duan që gjyshërit të takojnë nipërit ose mbesat, t’i drejtohen gjykatës e të kërkojnë takim.
Nuk lejohet takimi në raste të rënda. Kur gjyshi ka rrahur për shembull fëmijën e mitur.
Ligji jonë e specifikon që kur prindërit nuk lejojnë gjyshërit të takojnë nipërit dhe mbesat, gjyshërit duhet ti drejtohen gjykatës dhe vendos ajo.

Kemi edhe rastet kur një nga prindërit ka ndërruar jetë, gjyshërit mund të kërkojnë përgjegjësinë prindërore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb