Shkarkimi i Julian Nagelsmann nga Bayern Munich është pa diskutim një lajm i bujshëm, askush nuk e priste një vendim të tillë në këtë pikë të sezonit, ku Bayern është në garë me kohë të plotë në të gjithë objektivat sezonal. Ndodhen në vendin e dytë në Bundesligë, një pikë larg Dortmund, vijojnë aventurën në Kupë ndërsa eliminuan PSG duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League ku do të përballen me Man.City. Mediat gjermane kanë zbuluar disa nga arsyet që sollën këtë vendim.

Nagelsmann
Nagelsmann

E para, “tripileta” në rrezik. Një vit më parë, Nagelsmann e mbylli sezonin vetëm me suksesin në Bundesligë, por pësuan eliminim të turpshëm 5-1 përballë Monchengladbach në Kupë, gjithashtu u eliminuan me trup nga Villareal në 1/8/. Drejtuesit e klubit dyshonin shumë se ky skenar mund të përsëritet sërish këtë vit pas humbjes së radhës të pësuar në Bundesligë nga Leverkusen.

Nagelsmann
Nagelsmann

Arsyeja e dytë: Nagelsmann nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me dhomat e zhveshjes, me lojtarët, madje flitet se arsyeja kryesore pse Lewandowski u largua ishte pikërisht marrëdhënia e tensionuar me Nagelsmann.

Nagelsmann Tuchel
Nagelsmann Tuchel

Arsyeja e tretë: Bayern kërkonte të siguronte me çdo kusht shërbimet e Thomas Tuchel, i cili këtë periudhë kërkohej nga ekipi si Tottenham dhe PSG. Koha nuk premtonte, lëvizen shpejt duke mbyllur gjithçka me Thucel. Gjithsesi, Nagelsmann nuk pritet të qëndrojë gjatë pa skuadër pasi sipas mediave mund të marrë vendin e Contes në krye të Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb