Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte sot i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24.

I pyetur në lidhje me mundësinë e një ndarjeje fiktive si skemë mes Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ai u shpreh se gjithçka është një iluzion i ngritur nga mediat.

“Iluzion që ngrenë gazetarët. Ata kanë qenë 34 vite bashkë kanë 3 fëmijë. Nuk kanë asnjë arsye të mos flasin, por nuk kanë folur. Kjo është e mbyllur për zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi”, tha ai.

Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen meta-Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb