Anglia është një nga favoritët e këtij Evropiani, një skuadër me shumë cilësi, por që këto vite nuk ka mundur dot të bëjnë atë hap cilësorë që të gjithë tifozët anglez shpresojnë. Katër vite më parë, “tre luanët” shkuan deri në finale, por në fund u dorëzuan përballë Italisë, duke humbur një shans të artë për të rikthyer më në fund Kupën në shtëpi.

Ky Evropian duket si shansi i fundit për Gareth Southgate, për këtë është i vetëdijshëm edhe vetë trajneri i cili në mënyrë konstante ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur nga Federata angleze për të rinovuar kontratën e tij aktuale e cila i skadon në dhjetor të këtij viti. E ardhmja e trajnerit Southgate është kthyer në temë diskutimi në Angli, kjo pasi në garë për të është futur fuqishëm edhe Man.United, me “djajtë e kuq” që kërkojnë ta rrëmbejnë pas “Euro2024”.

Southgate
Southgate

Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe Harry Maguire, lojtari i Man.United dhe përfaqësueses angleze. Maguire ishte i qartë teksa i bën apel drejtuesve të federatë të mbajnë Southgate. Fjalët e qendërmbrojtësit “pushtuan” faqet e para të mediave angleze: Mbani Gate

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb