Ngjarja e rëndë e së enjtes mbrëma ka tronditur banorët e fshatit Pirg në Maliq të Korçës. 14-vjeçari Erald Xheja humbi jetën si pasojë e plagëve nga goditja me thikë që mori gjatë një përplasjeje fizike me një bashkëmoshatar.

Banorët të ngashëryer në lot shprehin fjalët më të mira për adoleshentin, që ata e shihnin si një djalë të mirë e të respektueshëm.

Ndërsa për autorin e krimit thonë se ishte nga Labinoti. Ditën e sotme, familja Xheja ka hapur dyert e mortit ku do të përcjellë për në banesën e fundit një nga djemtë e saj, të ikur ende pa nisur jetën.

Keqardhja dhe dhimbja ka mbuluar fshatin e vogël, i cili është tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi në sytë e shumë banorëve që ishin mbrëmjen e djeshme në vendngjarje.

Policia ka njoftuar se për këtë ngjarje ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve autorin e krimit dhe familjarët e tij të ngushtë, babain e xhaxhain të dyshuar se bashkëpunuan për fshehje e moskallëzim të krimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb