Djali i Princeshës norvegjeze Mette-Marit, 29-vjeçari Marius Borg Hoiby është dënuar me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim dhe akuza të tjera.

Mediat botërore shkruajnë se ky është një rast që ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e monarkisë norvegjeze.

Hoiby, djali i Mette-Marit nga një marrëdhënie para martesës së saj në vitin 2001 me Princin Haakon , u përball me një total prej 40 akuzash , me një dënim maksimal prej 16 vjetësh burg.

Një nga përdhunimet për të cilat Hoiby u dënua ndodhi në vitin 2018 në rezidencën zyrtare të çiftit mbretëror.

Hoibi, i cili ka qenë në paraburgim që nga 1 shkurti, nuk mori pjesë personalisht në gjyq për arsye mjekësore, por u paraqit nëpërmjet videokonferencës. E vetmja viktimë e përdhunimit e pranishme në sallën e gjyqit shpërtheu në lot ndërsa gjyqtari shpalli vendimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb