“Stuhi” mbi familjen mbretërore norvegjeze. Marius Borg Høiby, djali më i madh i Princeshës së Kurorës Mette-Marit dhe djali i adoptuar i Princit të Kurorës Haakon, është akuzuar zyrtarisht për tre akuza për përdhunim, katër akuza për sulm seksual dhe dy akuza për dëmtim trupor.

Njoftimi u bë nga policia e Oslos gjatë një konference për shtyp. Hetimi, i nisur muaj më parë, përfshinte një numër “dyshifror” të viktimave të supozuara, sipas prokurorit Andreas Kruszewski.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb