KOSOVË

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, babai i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka akuzuar pushtetarët se janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve për interesa personale dhe klanore.

Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë.

Të shumtë janë personat që mundohen ta qetësojnë babain e dëshmorit, por ai thotë se ka 20 vjet që nuk flet dhe se një pjesë e mirë e pushtetarëve janë të pabesë e tradhtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb