TIRANE

Ditën e sotme djali Vesa Lumës feston ditëlindjen e tij të 3-të, kështu që këngëtarja shqiptare i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla.

“Engjëlli im mbushi 3 vjeç sot ???! Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime❤️ Faleminderit Zot për këtë mrekulli që më ke fal❤️Jam nëna më e lumtur në botë! Të kesh shëndet fat e lumturinë e kësaj bote gjithmonë!”- shkruan këngëtarja në Instagram.

Vesa Luma
Vesa Luma

Vetëm para pak kohësh, këngëtarja shqiptare u kthye nga Zelanda e Re në Shqipëri dhe çdo moment e ka kaluar pranë familjes së saj. Kujtojmë se ajo gjithashtu publikoi këngën më të re me titull ‘S’paska qenë e shkrume’ në bashkëpunim me Denik Prizreni, një këngë kjo që është pritur shumë mirë nga publiku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: