Jetmiri është një djalë me aftësi të kufizuara. Ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” me një letër ku kërkon të ndihmohet familja e Ermirës në Kamëz. Jetmiri ka parë përmes disa fotove gjendjen e vështirë të saj dhe fëmijëve. Historia dramatike e familjes së Ermira Salës u transmetua në emision të premten e kaluar.

Ata jetojnë në një çadër, në kushte ekstreme varfërie. Ermira thotë se vetë vuan nga probleme shëndetësore, burri i saj është i shtruar nga epilepsia në spital, ndërsa për fëmijët gjithë viti është agjërim pasi nuk kanë ushqim në tavolinë.

Kjo ështe letra e Jetmirit:
“Unë jam Jetmiri, një njeri me aftësi të veçanta. Jam drejtuar emisionit tuaj me një qëllim, sepse e di qe ju ndihmoni nevojtarin, të semurin, jetimin. Unë nuk kam ecur kurrë dhe karroca është gjeja me e shtrenjtë për mua, sepse me të mund të lëviz. Nuk e di se si njerëzit nuk janë të lumtur, unë i shikoj tek ecin, tek flasin, tek përqafohen e unë nuk mund ta bëj, e përsëri them faleminderit Zotit sepse dal jashtë, kam shokë që rrinë me mua. Kam parë se si dy të moshuarit e harruar mes malesh i sollët në qytet, kam parë se si Marglenit që humbi mamanë para disa ditësh e bëtë me shtëpi. Unë mezi pres ditën e premte ta shikoj se kush do të lumturohet sot.

Ju kërkoj ndjesë se po zgjatem, por unë nuk kam mundësi të flas si ju, dhe për këtë arsye zgjodha t’ju shkruaj. Arsyeja qe po ju shkruaj është se kam pare fotot e një rasti qe me ka prekur shume, një familje e një motre që jeton ne një çadër. Unë nuk e njoh, nuk e kam asgjë, por nuk mund te rrija pa ju shkruar kur e pashe se ne çfarë kushtesh jetojnë. Kam biseduar me Ermirën dhe i kam thënë do t’i sjell unë “Shqiptaret për Shqiptaret”.

Në fakt nuk e di nëse a do t’ia arrije apo jo, por Zotit i lutem që ju ta merrni parasysh këtë mesazh.

Kam folur me Ermirën me mesazhe, i dhashë shprese asaj edhe vetes, që zëri im do të dëgjohet. Aty jetojnë katër femijë, të cilët hane në toke. Ermira qan shpesh, fëmijët po ashtu, nuk është e lehte t’i dëgjosh vuajtjet e saj. Vetë është e sëmurë, por ajo ka hallin e fëmijëve. Ndaj ju lutem merreni parasysh këtë mesazh, unë jam me aftësi të veçanta e nuk mundem të bej me shumë se t’ju shkruaj. Nëse fëmijët e Ermirës do të kenë një strehe, do te ishte sikur te jem ndihmuar edhe unë. Me shpresë se do të më përgjigjeni, me padurim Jetmiri”. Sidrit Bejleri vizitoi Jetmirin dhe së bashku shkojnë tek banesa e re e Ermirës. Gjithçka është përgatitur me kujdes për surprizën e Ermirës.

Selajm
Selajm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb