Me apo pa Tomori në derbin kundër Inter? Kjo është dilema më e madhe në shtëpinë e Milan, një shqetësim që bëhet më evident duke parë edhe mungesën e Simon Kjaer. Mbrojtësi anglez, operoi meniskun më 14 janar por gjuri i është përgjigjur mirë këtë periudhë, si në stërvitjen individuale ashtu edhe në stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.
Këtë të enjte do të zhvillohet edhe një seancë e fundit stërvitore për të kuptuar nëse ekziston mundësia për ta pasur në fushë, në të kundërt nga minuta e parë do të zbresin dyshja Kalulu-Romagnoli. Një temë më vetë mbetet ajo e Ibrahimovic, tendina e Akilit vijon ta bezdis dhe më shumë mundësi për herë të parë Giroud do të sfidojë Inter si titullar.
Rëndësia e këtij derbi është shumë e madhe, por sezoni mbetet sërish i gjatë, për këtë arsye Pioli nuk dëshiron të nxitohet, por do marrë të gjithë kohën e nevojshme për të përzgjedhur më të mirët.
(BalkanWeb)
