Kreu i PD Sali Berisha i ka çuar një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të japin dorëheqjen.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se kjo qeveri është e pashpresë.

“Jeni të pashpresë, kjo është përgjigja ime ndaj Ramës dhe Koçiut. Jepni sa më shpejt dorëheqjen. Rama është i gatshëm të ndezë Shqipërinë. Të dashur qytetarë, ju lutem ta realizoni dhe mendoni se ky njeri, në qendra dhe mijëra firma ka kryer krime, qindra mijëra krime. Janë këto firma që sollën Tunelin e  Llogarasë, aeroportin e Vlorë, Portin e Durrës, i dhanë Olsi Ramës 37 mijë metër katror toktë të pronarëve të reparti ushtarak. I dhanë Bolinos së tij, 4 mijë metër katrorë tokë të pronarëve në qendër të Tiranës, me katër vendime me emra, janë këto firma të Edi Ramës me të cilat SKAP AKSHI u shndërruan në kopshtin e tij privat. Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të mos dorëzohet të drejtësia ndaj edhe dje qytetarët shqiptarë ishin në protestë më shumë se kurrë. Dje në Bruksel ishte kartoni i zi, mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet, dhe kjo është vetëm njëra masë”, tha  ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb