KOSOVË – Lista Serbe ka mohuar akuzat e nënkryetares së komunës të Zveçanit, Natasha Tomaniç, e cila një ditë më parë deklaroi se dyshon se Lista Serbe dhe “Severna Brigada” qëndron pas djegies të dyqanit të saj.

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës, Natasha Timoniç është djegur në mesnatë të premten.

Tomaniç tha për mediat se dëmi është i madh, duke shtuar se dyshon se incidentin e rëndë e ka shkaktuar Lista Serbe dhe Severna Brigada. Ajo tha se me këto subjekte ndan ide të kundërta politike.

Në lidhje me akuzat, ka reaguar Lista Serbe. Sipas Listës Serbe, akuzat janë të rreme.

“Interesante se si Natasa Tomaniç, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e di shkakun e zjarrit para çdo hetimi”, thuhet në deklaratë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb