Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Krujë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës tha zyrtarisht se janë shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Sahit Hysa, i cili mbrëmjen e kaluar kishte shkuar për darkë tek motra e tij. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së motrës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe i kanë vënë flakën.

Ndërkohë mësohet se Hysa është vëllai i Elion Hysës nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb