Është pezulluar shefi i krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu ndërkohë që nisin hetimet për veprën kryerja e veprimeve arbitrare.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjithçka ka nisur nga një ankesë pranë AMP nga shtetasi Marsel Buçi , i cili pretendon se është goditur nga shefi në ambientet e komisariatit.
Pezullimi i shefit është 3 ditor dhe do të zgjasë në varësi të hetimeve.
E gjithë ngjarja mësohet se ka të bëjë pikërisht me ngjarjet e fundit të ndodhura në Devoll për djegien e mjeteve të Deizi Arapit dhe Marsel Bucit ku këta të fundit janë shoqëruar në komisariat.
Kujtojmë se djegia e mjetit Volsvagen në pronësi të 34 vjeçarit nga Bilishti, lidhet me ngjarjen e ndodhur dy javë më parë po në të njëjtën lagje ku u dogj mjeti në pronësi të Deizi Arapit.
E reja akuzoi në një dalje për mediat Marsel Buçin për ngjarjen duke e etiketuar si “punonjësi i karburantit të Nallbatit (deputetit të PD, Bledion Nallbati)”, por pa përmendur emrin e tij, gjë që e kishte dhënë gjatë deklaratës së saj në komisariat.
(BalkanWeb)
