Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se pret që “shumë çështje” të zgjidhen gjatë samitit të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping, i cili do të zhvillohet nesër në Korenë e Jugut.
“Mendoj se do të kemi një takim shumë të mirë dhe shumë çështje do të zgjidhen,” tha Trump për gazetarët në bordin e Air Force One.
I pyetur nëse gjatë takimit do të diskutohet çështja e Tajvanit, Trump u përgjigj: “Nuk e di nëse do të flasim për Tajvanin, nuk jam i sigurt. Nuk ka shumë për të kërkuar: Tajvani është Tajvan.”
Presidenti amerikan gjithashtu njoftoi se planifikon të ulë tarifat tregtare ndaj Kinës, si pjesë e një përpjekjeje për të rritur bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të fentanilit — një drogë sintetike që ka shkaktuar mijëra vdekje në SHBA.
“Mendoj se do t’i ulim ato [tarifat], sepse mendoj se do të na ndihmojnë me problemin e fentanilit,” tha Trump, duke shtuar se “Kina do të bashkëpunojë me forcat e ligjit të SHBA-së” për këtë çështje.
