Kreu i PD Sali Berisha u shpreh ka deklaruar se opozita është e gatshme të marrë përsipër çdo betejë vetëm që t’u kthejë shqiptarëve votën e lirë.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se në lidhje me veprimet që do të merren në këtë drejtim, forumet e PD do të mblidhen gjatë këtyre ditëve dhe do ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pyetja është shumë e drejtë.
Siç keni konstatuar ju, nga data 20 mars gjer sot, çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS.
Nga 20 marsi gjer sot, të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare, janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Troplini. Të gjitha.
Çdo vendim i atij që quhet Kolegj Zgjedhor ka qenë kundër opozitës.
Megjithatë, thjesht dhe strikt për procedurë, ne kemi paraqitur rastet në Kolegj, të bindur se ai do i qëndrojë me besnikëri të madhe partisë shtet.
Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj.
Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe desorosifikimin e Shqipërisë.
Nuk ka vend tjetër në Europë dhe në botë që të jetë shndërruar në kopshtin e Sorosit si Shqipëri.
Prandaj një front i dytë, por kësaj here ne jemi të inkurajuar dhe vlerësojmë faktin se për herë të parë në histori, presidenti Donald Trump i shpall këta persona dhe rrjetin e tij organizatë kriminale.
Dhe ka përcaktuar edhe aktin ligjor mbi të cilin ata do të hetohen.
