Trajneri i Gironas, Michel foli në konferencë për shtyp, për të komentuar humbjen e pësuar ndaj Milanit në Champions League në San Siro.

“Ne duhet t’i korrigjojmë disa gabime. Pavarësisht gjithçkaje, jam shumë krenar për lojtarët e mi.

Milani kishte shumë mundësi, por edhe ne gjithashtu. Nuk e di nëse meritonim një rezultat më të mirë, por ishim gjallë dhe agresivë.

Milani është një klub fantastik, ndër më historikët në Evropë. Por ata kanë një trajner të madh tani. Sigurisht, do të më pëlqente të bëhesha trajner i Milanit”- tha Michel.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb