Një vit më parë, fiks më 11 korrik, Italia “pushtonte” Evropën duke triumfuar në Wembley përballë Anglisë. Që nga ajo ditë kanë ndodhur shumë gjëra, mbi të gjitha suksesi në “Euro2020” u pasua me një eliminim të turpshëm përballë Maqedonisë, me Italinë që nuk arriti të sigurojë një biletë për në Botëror.

Roberto Mancini, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, është kthyer pas në kohë: “Që kur u emërova trajner i Italisë kisha një objektiv, të fitoja Evropian dhe Botëror.

Një vit më parë kur kisha kupën në duar mendoja se do të fitonim edhe Botërorin, sigurisht që nuk ishte ky fundi që mendoja. Gjithsesi vijoj të mendoj se mund ta fitojmë një Botëror.

Gjatë kësaj periudhe, në dy momente kam menduar largimin. Fillimisht pas suksesit në “Euro2020”, por Botërori vinte shpejt dhe vendosa të qëndrojë. Momenti i dytë ka qenë pas humbjes kundër Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ndër të tjera Roberto Mancini.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb