Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u takua këtë të mërkurë me Komisionerin Várhelyi në Bruksel, ku diskutuan mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë tek Kapitulli 28 për shëndetin publik.

Sala u shpreh se Shqipëria është e angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe dhe për të forcuar sistemin shëndetësor, duke u fokusuar te rruga e integrimit europian.

“Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugëtim. Jemi të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, ndërkohë që vijojmë pjesëmarrjen në #EU4Health si një hap konkret drejt integrimit.

Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, shprehet ministrja Sala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb