Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se do të bëhet gjithçka deri në përmbysjen e qeverisë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se duhet paguar çdo çmim që një kryetar i tillë qeverie, që u kap duke vjedhur me Ballukun në tunelin e Llogarasë, të mos jetë më në pushtet.

Sali Berisha: Nuk duhet të ndalemi deri në largimin e kriminelit të votës së lirë.
Bashkë me zv kryeministren kapen në flagrancë se kanë vjedhur në tunelin e Llogarasë. Në çdo vend dorëheqja do të ishte hapi i radhës, ky mirë që nuk dorëhiqet por merr nga gjykata licencën për të vjedhur. A mund të pranojmë në e një kryeministër të tillë? Kurrë do të paguajmë çdo çmim
Atë që ka provuar në ’91 do tja kthejmë sërish. Koha është e guximtarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb