Në kulmin e debatit në lidhje me të ardhmen e tij, në krah të Gianni Infantinos, ashtu siç prej ka dalë presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një reagim të rrjetin e tij social, Truth Social, Trump theksoi se do të ishte një gabim i tmerrshëm nëse do të vendoset që të largohej Infantino nga drejtimi i organizatës botërore të futbollit:

“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsyeje, do të mendonte të zëvendësonte presidentin Gianni Infantino. Ai është fantastik dhe ka drejtuar një Botëror që ishte katër herë më i suksesshmi se çdo turne tjetër organizuar ndonjë here. Largimi i tij do të ndikonte negativisht në suksesin dhe të ardhurat e FIFA-s”, shkroi ndër të tjera Trump.

Deklaratat e presidentit të SHBA-s vijnë menjëherë pasi UEFA dhe dy konfederata të tjera, ajo aziatike dhe e Amerikës Qendrore, dolën me një deklaratë të përbashkët duke kërkuar hetimin dhe largimin e Infantinos nga FIFA. Pakënaqësitë ndaj Infantinos shpërthyen menjëherë pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026” dhe propozimit të tij për të shituar 20% të drejtave të turneve që organizohen nga FIFA tek kompanitë private. Pavarësisht tërheqjes së tij nga kjo ide, tani UEFA dhe konfederata të tjera kërkojnë largimin e Gianni Infantinos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: