Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 45-vjeçari Josif Kavaja, i cili qëlloi dje mbi policinë dhe kërcënoi “do t’ju vras të gjithëve”.
Operacioni për kapjen e tij rinisi këtë mëngjes, ku forcat RENEA ndërhynë dhe, pas shkëmbimit të zjarrit, mundën ta neutralizojnë 45 vjecarin.
I dyshuari Josif Kavaja, menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë, është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët ditën e enjte.
Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndjeheshin të rrezikuar. Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë.
Ndërsa dje, shërbimet e rendit kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. I dyshuari, mësohet të jetë person me precedentë penal dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia. Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty.
(BalkanWeb)
