Vijojnë tensionet në protestën e 170-të të qytetarëve kundër qeverisë.

Një prej protestueseve, e revoltuar deklaroi se policia është njoftuar për tubimet.

Ajo deklaroi se policia zbaton urdhra të paligjshëm, vetëm për teka të shefave të tyre.

Protestuesja: Policët përpiqen të zbatojnë urdhra të një personi që ka kapur shtetin, kryeministri drejtohet nga mafia e nga krimi.

Rama bën VKM-ja, që janë të kota. Policët janë njoftuar se do të ketë përditë protesta, derisa të ikë kryeministri Edi Rama.

Ndërkaq, kanë nisur edhe shoqërimet e disa protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb